Sporti

Zyrtare: Solskjaer pushon pesë lojtarë për ndeshjen me West Hamin

09/22/2021 17:15
nga:Lorik J

Manchester United do të jetë pa pesë lojtarë kryesorë për ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Carabao kundër West Ham United sonte.

The Mail raporton se United mund të jetë pa pesë lojtarë kryesorë për përballjen e ardhshme në Old Trafford, që luhet sonte, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e Manchester United mbërriti në Hyatt Hotel sot për përgatitjet para ndeshjes.

Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Harry Maguire, David de Gea dhe Raphael Varane nuk zbritën nga autobusi i ekipit, pasi nuk janë ftuar nga Solskjaer, me arysen për t’i pushuar lojtarët.

Lojtarët nuk do të luajnë sonte.

/GazetaBlic Sport