Klubi i Futbollit Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me mbrojtësin Sodiq Atanda.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, përmes një postimi në Facebook.
“Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është larguar nga FC Prishtina. Deri te ndërprerja e kontratës erdhi me marrëveshje në mes klubit dhe futbollistit”, thuhet në njoftimin e e klubit.
Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021, për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”.


