Sporti

Zyrtare: Shtyhet tjetër ndeshje e Premier Leagues

12/15/2021 19:09
nga:Lorik J

Ndeshja e javës së 17-të në Premierligë ndërmjet Burnleyt dhe Watfordit zyrtarisht është marrë vendim të shtyhet.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej sonte nga ora 20:30, ndërsa klubi i Burnleyt ka njoftuar pak më parë se ndeshja është shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes është për shkak të një “shpërthimi” të vazhdueshëm me raste të të infektuarve me COVID-19 në skuadrën e Watfordit.

Si pasojë e kësaj, skuadra e Watfordit ka një numër të pamjaftueshëm lojtarësh të ekipit të parë për të përmbushur ndeshjen.