Sporti

Zyrtare: Shtyhet për pak ndeshja Chelsea – Brighton

04/20/2021 21:00
nga:Lorik J

Ndeshja e Chelseat ndaj Brighton është shtyrë për 15 minuta pasi tifozët protestojnë jashtë Stamford Bridge.

Qindra tifozë janë mbledhur jashtë stadiumit për të shprehur zemërimin e tyre për planin e Superligës Evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata bllokuan autobusin e ekipit, me ç’rast lojtarët janë vonuar për të kryer përgatitjet.

Ndeshja është shtyrë për 15 minuta, ndërsa pritet të startojë në orën 21:12.

Sipas raportimeve të fundit, klubet janë dorëzuar dhe nuk do të marrin pjesë në Superligën Evropiane.

/GazetaBlic Sport.