Sporti

Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89

10/01/2022 17:31
nga:Mergim Rreci

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohet nesër, por skuadra nga kryeqyteti ka konfirmuar që ky takim nuk do të luhet, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas njoftimit nga klubi, Komisioni i Garave e mori këtë vendim për gjendjen e keqe në të cilën është fusha.

Kujtojmë që Prishtinës para disa ditësh i është ndaluar të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe këtë gjë klubi nga kryeqyteti nuk e ka pranuar. Prishtina nuk ka qenë gati dhe sipas njoftimit nuk do të jetë as në të ardhmen që të luajë në stadiume tjera, por vetëm në stadiumin ku tradicionalisht i ka zhvilluar ndeshjet.

Dje kishte edhe një reagim nga “Plisat”, të cilët madje paralajmëruan pasoja në rast se do të merret një vendim i tillë, pra nëse klubi i tyre i zemrës nuk lejohet t’i zhvillojë ndeshjet në “Fadil Vokrri”.