Sporti

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja, Lyon – Marseille, pas aksidentit me Payet

11/21/2021 22:51
nga:E K

Pas aksidentit që ndodhi në minutën e 4’të me Dimitri Payet ndeshja derbi e Francës mes Lyon dhe Marseille zyrtarisht është shtyer.

Payet u qëllua me shishe nga një tifoz i Lyonit teksa po shkonte të harkonte nga korneri, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Lyonit për një moment u rikthyen në fushë, por Marseille këmbnguli që ky takim të shtyhej pas gjendjes së rëndë psikologjike të Payet.

Federata e Futbollit të Francës ka thirrur një mbledhje urgjente për nesër për aksidentet e fundit që po ndodhin në Ligue 1.

/GazetaBlic Sport/