Klubi i Futbollit të Femrave, Mitrovica ka emëruar Shpëtim Idrizin si trajner të ri të skuadrës.
Emërimi u zyrtarizua sot në prani të kryetarit Hajrullah Haxhiu dhe menaxheres Donika Syla.
Idrizi, i njohur si “Shputa”, vjen me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner te KF Trepça ’89.
Ai pritet të udhëheqë ekipin drejt objektivave në Ligën e Kampionëve dhe në garën për titullin e shtatë kampion në Kosovë.


