Euro2024

Zyrtare: Short i lehtë për Ballkanin, ja kundërshtari në kualifikueset e Champions League

06/18/2024 14:10
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e parë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Ilir Dajës do të përballet me ekipin nga Andorra, Santa Coloma në raundin e parë të kualifikimit për në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë do të luhet me 9-10 korrik, teksa ndeshja e kthimit me 18 korrik.

Ballkani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

/GazetaBlic Sport