Sporti

Zyrtare: Shkodran Mustafi largohet nga Schalke 04

05/20/2021 11:09
nga:L J

Skuadra e Schalke 04 ka pasur një sezon zhgënjyes këtë stinor.

Klubi i madh gjerman është larguar edhe zyrtarisht nga Bundesliga, pas paraqitjeve zhgënjyese që kishin në këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi shqiptar i Schalkes, Shkodran Mustafi është larguar edhe zyrtarisht nga klubi i madh gjerman dhe tani mbetet lojtar i lirë.

Përveç Mustafit, nga Schalke janë larguar edhe: Steven Skrzybski, Alessandro Schöpf, Shkodran Mustafi, Nabil Bentaleb Loanees William, Goncalo Paciencia, Frederik Rönnow dhe Kilian Ludewig.

/GazetaBlic Sport