Sporti

ZYRTARE: Shevchenko largohet nga posti i trajnerit të Ukrainës

08/01/2021 16:51
nga:E K

Andriy Shevchenko është larguar nga posti i të parit të Kombëtares së Ukrainës.

Shevchenko nuk do të jetë më përzgjedhës i Ukrainës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish sulmuesi i Milan, i dha fund aventurës së tij pas përfundimit të ‘Euro 2020’.

44 vjeçari e ka udhëhequr këtë kombëtare për 5 vite dhe u largua pasi i skadoi kontrata.

Ukrainasi e udhëhoqi këtë kombëtare drejt suksesit historik në Euro 2020 duke i kualifikuar për herë të parë në çerekfinale.

“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar”, trajneri ukrainas.

“Ishte punë e vështirë që dëshmoi se jemi të aftë të luajmë futboll modern. Unë jam mirënjohës…”, përfundoi Andriy Shevchenko.

/GazetaBlic Sport/