Sporti

Zyrtare: Sergio Ramos grumbullohet nga PSG për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

11/23/2021 11:26
nga:Lorik J

Paris Saint Germain nesër do të luajë ndeshjen e ardhshme në Champions Legaue.

PSG do të ballafaqohet me Manchester Cityn nesër nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Për këtë ballafaqim, PSG ka grumbulluar edhe mbrojtësin, Sergio Ramos, i cili më në fund është rikuperuar nga dëmtimi që kishte.

Ramos ende nuk ka debutuar me PSG’në dhe mundësia që ai të luajë nesër ndaj Manchester Cityt është e madhe.

Më poshtë gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga Pochettino për takimin ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve: