Sergio Busquets, mesfushori 34-vjeçar, kapiten i kombëtares spanjolle në Kupën e Botës 2022, njoftoi këtë të premte fundin e karrierës së tij ndërkombëtare.
Busquets luajti në 143 ndeshje, duke ndihmuar vendin e tij për të fituar Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012, përcjell GazetaBlic Sport.
Mes shumë fjalëve falënderuese, Busquets theksoi: “Ishte një nder të përfaqësoja vendin tim dhe ta çoja në majë, të isha kampion bote dhe europian, të isha kapiten dhe të kisha luajtur kaq shumë ndeshje, me sukses pak a shumë, por duke dhënë gjithmonë gjithçka, që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe që të gjithë të ndjejnë sa të rëndësishëm janë, duke ndihmuar dhe luftuar për të njëjtin qëllim, me përvoja unike, të paharrueshme dhe historike”.
View this post on Instagram
/GazetaBlic Sport/


