Barcelona njoftoi këtë të premte rinovimin e kontratës së Sergi Robertos deri në vitin 2023.
Në La Masia që nga radhët e të rinjve, Sergi Roberto bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 19-vjeçare në një ndeshje kundër Real Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në moshën 30-vjeçare, mesfushori është pjesë e grupit të kapitenëve katalanas dhe po kalon në sezonin e 13-të radhazi në ekipin e parë të Barcelonës.
Blaugranët në faqen zyrtare kanë zbuluar se Sergi Roberto ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.
Paga nuk u zbulua, por sipas Mundo Deportivo, spanjolli pranoi një ulje rroge prej 60% për të vazhduar në Camp Nou.
????? ??????? ???? ?❤️ #MadeInLaMasia pic.twitter.com/pIWA1irApy
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 10, 2022


