Kupa e Botës 2022

Zyrtare: Santos largohet nga posti i trajnerit të Portugalisë

12/15/2022 17:48
nga:E K

Santos nuk do jetë më trajner i Portugalisë.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Romano poashtu ka raportuar se trajneri i ardhshëm i kombëtares portugeze do të caktohet në javën e ardhshme.

Gjatë periudhës së tij si trajner i Portugalisë, Santos arriti ta sigurojë një trofe të Kampionat Europian dhe një trofe të Ligës së Kombeve.