Sami Sermaxhaj është larguat nga Përfaqësuesja A të Kosovës së vajzave.
Në një mesazh të publikuar pas përfundimit të angazhimit të tij, Sermaxhaj ka falënderuar FFK-n për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës sa ishte në krye të Kombëtares së vajzave.
“Puna me to ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe një privilegj shumë i madh për mua”, ka shkruar Sermaxhaj, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin luftarak të vajzave të Kombëtares, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
“U uroj vajzave të Kombëtares shumë suksese në të ardhmen, shëndet, përparim dhe sa më shumë arritje të bukura me fanellën e Kosovës”, shkroi ndër të tjerash Sami Sermaxhaj.
/GazetaBlic Sport


