Skuadra e Drenicës nuk ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin, Sami Sermaxhaj.
Drejtuesit e klubit të Drenicës nuk kanë arritur marrëveshje me Sermaxhajn që të vazhdojnë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin:
“Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin! Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.
Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen.
Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm”, shkruan KF Drenica.
/GazetaBlic Sport


