Kupa e Botës 2022

Zyrtare: Sadio Mane do të mungojë në Kupën e Botës

11/17/2022 19:59
nga:Genita C

Sadio Mane nuk ia del dot.

Ylli i kombëtares së Senegalit nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi u dëmtua në Bundesliga në ndeshjen e Bayernit ndaj Werder Bremen, me ç’rast nuk ia doli të rikuperohet në kohë.

Para pak çastesh Federata e Futbollit të Senegalit njoftoi se Mane nuk është rikuperuar dhe do të mungojë në këtë botëror.

Senegali ndodhet në grupin A me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.

/GazetaBlic Sport