Ruud van Nistelrooy është trajneri i ri i Leicesterit, ka njoftuar zyrtarisht klubi. Kontrata e holandezit 48-vjeçar me Dhelprat është deri në qershor të vitit 2027.
Van Nistelrooy ishte së fundmi menaxher i përkohshëm i Manchester United pasi Djajtë e Kuq shkarkoi bashkëkombasin Erik ten Hag.
Deri më tani, kampionët e Anglisë 2016 drejtoheshin nga Steve Cooper, i cili u shkarkua pas një rezultati të dobët dhe vetëm 10 pikë nga 12 ndeshje në Premier League.
Leicester zë vendin e 16-të në renditjen e aktuale të Premierligës. Debutimi i Van Nistelrooy do të jetë kundër Brentford nesër, më 30 nëntor, në orën 17:00.