Lajme

Zyrtarë rusë me parashikime si Nostradamusi: “Në vitin 2023,kolapsi i BE-së dhe luftë civile në SHBA”

12/27/2022 13:00
nga:Astrit Gashi

Perëndimi kërkon të vrasë Vladimir Putinin dhe rrezikon të nisë një luftë bërthamore, sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kremlinit, sipas Daily Mail.

Akuza nga kryediplomati i Kremlinit Sergei Lavrov është ndër parashikimet e reja për vitin 2023 nga miqtë më të afërt të diktatorit rus, ndër të cilat përfshihet dhe kolapsi i BE-së për shkak të ribashkimit të Britanisë dhe për shkak të NATO-s që kërkon të vrasë liderin rus, sipas nënkryetarit të këshillit të sigurisë të Vladimir Putin , Dmitry Medvedev.

Sipas parashikimeve, Mbretëria Bashkuar do të shkëputet nga Irlandën e Veriut, duke iu bashkuar Republikës së Irlandës. Një tjetër parashikim i çuditshëm përfshin “krijimin e Rajhut të Katërt nga ana e Gjermanisë dhe satelitëve që i bashkohen asaj”, veçanërisht Polonia, republikat baltike, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, një Ukrainë me bazë në Kiev.

SHBA mund të copëtohet gjithashtu nga një luftë të re civile, me shkëputjen e Kalifornisë dhe Teksasit, tha Medvedev.

Ministri i Jashtëm Lavrov tha se ‘zyrtarët anonimë’ në Pentagon po komplotojnë për vrasjen e Putinit.

Deklaratat e fundit nga Lavrov dhe Medvedev theksojnë se Perëndimi po kërkon konflikt me Rusinë.

Lavrov tha se Ukraina dhe Perëndimi duhet të pranojnë kërkesat e Rusisë për ‘çmilitarizimin dhe denazifikimin’ e territorit ukrainas, në të kundërt do të ketë pasoja.