Lojtari portugez Ruben Neves ka zgjatur kontratën e tij me Al Hilal, njoftoi klubi.
Mesfushori 28-vjeçar iu bashkua Al Hilal nga Wolverhampton në vitin 2023 dhe kontrata e tij e atëhershme ishte deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, ai ka zgjedhur të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare me klubin saudit, sipas së cilës tani do të marrë një pagë më të lartë.
Në tre sezonet e tij me ekipin blu, Neves ka luajtur 121 ndeshje, duke shënuar 19 gola.
Me ekipin kombëtar portugez, ai ka 63 ndeshje dhe 1 gol.
/GazetaBlic Sport


