Sporti

Zyrtare: Rron Broja rinovon kontratën me Dritën

05/28/2023 22:01
nga:Lorik J

Mesfushori kosovar, Rron Broja ka rinovuar kontratën me FC Dritën.

Rron Broja ka vazhduar kontratën me klubin e Dritës edhe për dy vite, teksa u shpreh shumë i lumtur për këtë marrëveshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë e ka bërë të ditur FC Drita, me anë të një postimi në Facebook.

Ja postimi:

“Ron Broja vazhdon me ne edhe për dy vite
Kemi knaqësin të ju njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me mesfushorin tonë Ron Broja.
Ron Broja: “Është knaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen.
Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që ti them PO klubit për të vazhduar”, shkruan FC Drita.

/GazetaBlic Sport