Sporti

Zyrtare: Rron Broja mungon në dy ndeshjet ndaj Differdange

08/20/2025 18:23
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës nesër luan ndeshjen e rëndësishme në “Play Off” të kualifikimeve për Conference League ndaj Differdange.

Drita dhe Differdange ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani konfirmoi se Rron Broja nuk do të luajë në dy ballafaqimet ndaj Differdange, shkak suspendimit.

Broja u ndëshkua me të kuq ndaj FCSB, gjë që e penalizon atë të paraqitet në dy sfidat e ardhshme.

/GazetaBlic Sport