Sporti

Zyrtare: Rrahmani mungon 2-3 javë, humbet edhe ndeshjen e Championsit me Manchester Cityn

09/08/2025 18:23
nga:Lorik J

Amir Rrahmani pësoi një dëmtim të lehtë në kofshën e djathtë në duelin Zvicër – Kosovë.

Kosovari tashmë ka filluar rehabilitimin e tij, ka njoftuar sot klubi italian, Napoli, përcjell GazetaBlic Sport.

Rrahmani pritet të mungojë 2 javë, teksa do të humbasë edhe duelin e Champions League ndaj Manchester Cityt.

Antonio Conte thuhet se po përgatitet të aktivizojë një dyshe të re qendërmbrojtëse për ndeshjen e ardhshme të Napolit kundër Fiorentinës, pasi Alessandro Buongiorno i afrohet një rikthimi të plotë në formë, ndërsa Amir Rrahmani mungon.
/GazetaBlic Sport