Liverpool dhe Manchester United do të përballen sonte në Premier League.
Në “Anfiled” do të zbresin plot 39 tituj kampion, me “The Reds” të cilët luajnë për titullin e 20-të në histori, për të barazuar pikërisht rekordin e “Djajve të Kuq”, përcjell GazetaBlic Sport.
Lajmi i fundit është se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e sotme, kjo pas lajmit tronditës të vdekjes së njërit nga binjakët e tij. Informacioni është konfirmuar edhe nga klubi: “Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në të.
Cristiano Ronaldo will not be part of Manchester United's squad to face Liverpool following the death of his baby boy. pic.twitter.com/oIVZtP6zbt
— GOAL (@goal) April 19, 2022


