Roma ka njoftuar zyrtarisht emërimin e 73-vjeçarit Claudio Ranieri si trajner deri në fund të sezonit 2024-2025.
Ranieri u zgjodh si pasardhësi i Ivan Juric, i cili u shkarkua nga posti i tij të dielën pasdite, transmeton GazetaBlic Sport.
Roma aktualisht është e 12-ta në Serie A me 13 pikë nga 12 ndeshjet e para të sezonit 2024-2025.
Kjo do të jetë periudha e tretë e Ranierit në krye të Romës, pas periudhave 2009-11 dhe 2019. Ranieri ka lindur gjithashtu në kryeqytet dhe bëri debutimin e tij si lojtar për Giallorossi në vitin 1973.
/GazetaBlic Sport/