Sporti

Zyrtare: Roma e shkarkon trajnerin Ivan Juric pas humbjes së sotme ndaj Bolognas

11/10/2024 17:50
nga:Lorik J

Ivan Juric u shkarkua nga Roma pas humbjes së sotme 3:2 ndaj Bolognas në Olimpico.

Juric mori Romën nga Daniele De Rossi më 18 shtator dhe në të gjitha garat ai arriti një ecuri prej katër fitoresh, tre barazime dhe pesë humbje.

Ai e lë Romën në vendin e 12-të në Serie A me 13 pikë të fituara, ndërsa në Ligën e Evropës klubi romak është në vendin e 20-të me një fitore, dy barazime dhe një humbje dhe pesë pikë të fituara.

Roma luajti futboll të keq dhe joefektiv nën drejtimin e tij dhe Juric u gjykua nga forma e tij në kampionatin italian në pesë ndeshjet e fundit. Roma humbi katër herë në këtë periudhë.

/GazetaBlic Sport