Klubi i futbollit, Drita ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Rilind Haziraj.
Haziraj ishte një nga protagonistët kryesor të promovimit të Dritës në Superligën e Kosovës, duke shkëlqyer në Ligën e Parë gjatë sezonit që sapo lamë pas, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak orë më parë, Haziraj përmes Facebook konfirmoi largimin e tij nga Fushë Kosova, kurse tashmë Drita njoftoi për nënshkrimin me të pikërisht përmes rrjetit social, Facebook.
Ja postimi pa ndërhyrje i Dritës:
RILIND HAZIRAJ ËSHTË LOJTARI YNË
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj
Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare.
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.
Mirë se vjen Rilind?
FC DRITA⬜️?
/GazetaBlic Sport/


