Sporti

Zyrtare: Rikthehet Kounde, kjo është lista e të grumbulluarve nga Xavi për derbin ndaj Real Madridit

10/15/2022 18:03
nga:L J

Pas barazimit ndaj Interit në Champions League, Barça rikthehet në La Liga, ku ende nuk ka humbur dhe ka grumbulluar shtatë fitore radhazi, për të vizituar Real Madridin në El Clasico.

Dy ekipet janë të barabarta me pikë në krye të tabelës, por Barça e udhëheq atë falë golaverazhit në tetë ndeshjet e luajtura deri më sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Kounde është kthyer edhe zyrtarisht tek Barcelona dhe do të jetë i grumbulluar për nesër.

Më poshtë keni listën e të ftuarve: