Franck Ribery është bashkuar me klubin italian Salernitana.
Francezi kaloi dy sezone në Fiorentina, por kontrata e tij përfundoi qershorin e kaluar, kështu që ish -ylli i Bayern Munich ka kaluar te skuadra italiane pasi ishte lojtar i lirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ribery i bashkohet skuadrës Salernitana në kontratë një-vjeçare ku do fitoj 1.5 milionë euro në sezon.

/GazetaBlic Sport/


