Merr fund dhe telenovela për sulmuesin e Kombëtares, Rey Manaj.
Pas një vere të gjatë mes tratativash me disa klube dhe tundimit për të qëndruar te Barcelona, lushnjari ka firmosur me skuadrën e Spezias ne Serinë A.
Sulmuesi 24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 500 mijë eurove, ndërsa Spezia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 3 milionë eurove.
Spezia e ka depozituar tanimë kontratën e Manajt në federatë dhe sulmuesi pritet të bashkohet me skuadrën e re pas grumbullimit me Kombëtaren.


