Sporti

Zyrtare: Rexhbeçaj transferohet tek Wolsburg

04/22/2026 14:53
nga:L J

FC Augsburg dhe Elvis Rexhbecaj do të ndahen këtë verë. Kontrata e mesfushorit 28-vjeçar, që po skadon, nuk do të rinovohet dhe lojtari kosovar do t’i bashkohet VfL Wolfsburg për sezonin e ri.

“Pas diskutimeve pozitive dhe të mbushura me besim, kemi vendosur të mos ia zgjasim kontratën Elvisit që po skadon”, tha Drejtori Sportiv i Ausburg, Benni Weber.

“Ai gjithmonë jepte gjithçka në fushë dhe e vinte ekipin në vend të parë, për të cilën jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Kushdo që e njeh Elvisin e di se ai do të vazhdojë të japë gjithçka në ndeshjet e mbetura të sezonit për të na ndihmuar të përfundojmë sa më me sukses të jetë e mundur.”

Rexhbecaj do t’i japë lamtumirën ekipit zyrtarisht në WWK ARENA gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Borussia Mönchengladbach (e shtunë, 9 maj, ora 15:30), teksa sezonin e ri do luajë me Wolfsburg.

/GazetaBlic Sport