AC Milan ka konfirmuar se mesfushori Tijjani Reijnders ka nënshkruar një kontratë të re duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2030.
Sipas raportimeve, Reijnders do të marrë me një pagë 3.5 milionë në vit pas marrëveshjes së tij të re.
Superylli holandez është lidhur me një largim nga Milani në verën e ardhshme, me klube si Manchester United dhe Man City të interesuar.
Reijnders ka luajtur 40 ndeshje për Milanin këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe tre asistime.
/GazetaBlic Sport


