Real Madrid CF dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028.
Militao mbërriti në Real Madrid në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare dhe në pesë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën, ai është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, thuhet në komunikatën e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Me Real Madridin, Militao ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.
Militao ka luajtur 143 ndeshje me ekipin e Real Madridit, në të cilat ka shënuar 11 gola.
/GazetaBlic Sport/


