Sporti

Zyrtare: Raphael Varane nënshkruan me Manchester United

08/14/2021 13:24
nga:Mergim Rreci

Manchester United e ka zyrtarizuar nënshkrimin e Raphael Varane, duke a nënshkruar me të deri në qershor 2025.

Varane, 28 vjeç, është një nga lojtarët më të trofeshëm në futbollin botëror dhe ka grumbulluar mbi 19 trofe në karrierën e tij deri më tani, duke përfshirë katër Champions League, tre tituj spanjollë dhe Kupën e Botës 2018, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka përfaqësuar Francën 79 herë dhe ishte pjesë e skuadrës së fundit franceze në Kampionatin Evropian 2020.

Zyrtarizimi i tij u bë vetëm pak minuta para ndeshjes ndaj Leeds United.