Ivan Rakitic nuk do ta veshë më fanellën e Sevillas. Mesfushori kroat 35-vjeçar po largohet për në Arabinë Saudite tek Al-Shabab pasi vetë skuadra e Sevillas konfirmoi largimin e tij nga Ramon Sanchez Pizjuan.
Thashethemet për largimin e mundshëm të Rakitic u shfaqën të premten e kaluar dhe pas kalimit të ekzaminimeve përkatëse mjekësore dhe mbylljes së transferimit, njoftimi zyrtar erdhi këtë të martë, duke lënë prapa atë që ka qenë faza e dytë e kroatit në Sevilla.
Në total, Rakitic ka veshur fanellën e skuadrës së Sevillas në gjithsej 323 ndeshje zyrtare, duke shënuar 51 gola dhe duke asistuar 63 herë.
/GazetaBlic Sport
✅ Oficial: Rakitic se marcha del Sevillahttps://t.co/nEEZU960jb
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) January 30, 2024