Sporti

Zyrtare: Qlirim Avdulli largohet nga Ferizaj

06/01/2026 14:03
nga:L J

Qlirim Avulli është larguar edhe zyrtarisht nga ekipi i Ferizajt.

Avdulli ishte një nga lojtarët kyç të ekipit të Ferizajt, teksa me asistimet e tij ndihmoi ekipin në disa ndeshje të rëndësishme këtë vit, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutash, Avdulli potencoi se pas 3 vitesh e gjysmë ka vendosur të largohet nga Ferizaj.

Ja njoftimi i tij:

“Mbyllet një kapitull 3 vite e gjysmë te Ferizaj. Faleminderit klubit, bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve për gjithçka. Mirënjohës për çdo moment të kaluar në klub. Nga sot jam lojtar i lirë, së shpejti ju njoftoj për hapin e radhës në karrierë”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport