Sporti

Zyrtare: Qëndrim Kida trajneri i ri i Suharekës

10/19/2024 23:09
nga:E K

Suhareka e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, vetëm 24 orë pasi lajmëroi për ndarjen me Shpëtim Duron.

Tashmë në krye të skuadrës suharekase do të jetë Qëndrim Kida.

Kida do të debutojë nesër me Suharekën, në një duel mjaftë të vështirë ndaj Ballkanit.

Trajneri Kida sezonin e kaluar ishte pjesë e Malishevës, duke arritur sukses historik – kualifikimin në garat europiane.

Suhareka momentalisht zë pozitën e gjashtë me 13 pikë të tubuara.