Sporti

Zyrtare: Qemail Elshani largohet nga Feronikeli, mbetet lojtar i lirë

01/13/2022 22:18
nga:L J

Mesfushori i njohur kosovar, Qemail Elshani ka njoftuar largimin e tij nga FC Feronikeli.

Pas Dren Gashit e Behar Maliqit, Elshani është lojtari i fundit që ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e njohur kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, Elshani mbetet lojtar i lirë në pritje të ofertave nga skuadrat e Kosovës.

Ai pritet që në ditët e ardhshme të vendos për të ardhmen e tij, pasi në tavolinë ka dy oferta serioze.

Ja njoftimi i tij për largimin nga Feronikeli: