Malisheva e ka zyrtarizuar trajnerin, Qatip Osmani.
“Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Osmani, ka drejtuar disa skuadra dhe ka arritur suksese të konsiderueshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
/GazetaBlic Sport/


