Mehmet Ballazhi i PDK-së edhe zyrtarisht kryetar i komunës së Hanit të Elezit.
GazetaBlic ka siguruar edhe dokumentin zyrtar në të cilin shihet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me ç’rast ky i fundit, duke u bazuar edhe në aktvendim të Gjykatës Supreme, ta pranojë si pjesërisht të bazuar ankesën e tashmë ish-kryetarit Rufki Suma.
Tutje në vendim thuhet, për shkak të thyerjes së rregullave, subjekti politik PDK dënohet me 10 mijë e 100 euro, për shkak të thyerjes së kodit të mirësjelljes gjatë procesit zgjedhor.
Më poshtë edhe vendimi i plotë.
/GazetaBlic/