Paris Saint-Germain njoftoi këtë të premte se ka rinovuar kontratën me Marquinhos, kapitenin e skuadrës.
29-vjeçari brazilian kishte kontratë deri në vitin 2024, por është i lidhur edhe për 4 vite të tjera, deri në qershor të vitit 2028. Marquinhos është te PSG që nga viti 2013 dhe në prill ka plotësuar shifrën e 400 ndeshjeve, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri Christophe Galtier tha: “Ai është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe ka qenë i gjithëpranishëm në ekip për 10 vjet. Ky është një lajm i mirë, një sinjal i fortë për të gjithë botën – PSG dëshiron të qëndrojë konkurrues. Është gjithashtu një dëshmi e besimit te Marquinhos dhe gjithçka që ai mund të japë si lojtar”.



