Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Jalen Miller Blesa.
Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit, transmeton GazetaBlic Sport.
Tek Prishtina, Blesa vjen nga skuadra e Rahovecit, ku në 12 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 2 asistime.


