Sporti

Zyrtare: Prishtina njofton dy largime

12/29/2025 15:36
nga:Lorik J

FC Prishtina ka njoftuar dy largime nga skuadra. Bëhet fjalë për Gentrit Salihun, i cili ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare.

Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19.

FC Prishtina poashtu njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit edhe me futbollistin portugez Luis Mota, me marrëveshje të dyanshme.

Mota iu bashkua skuadrës kryeqytetase gjatë verës.