Betim Halimi është përforcimi i radhës i Prishtinës.
25 vjeçari me skuadrën bardhekaltër ka arritur një akord tre vjeçar (2021-2024), derisa ky klub kosovar është i pesti për portierin nga Pozherani, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka nënshkruar me Prishtinën për tri vite.
Ai është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës, atje ku ka pranuar ftesën e selektorit Challandes disa herë.


