Sporti

Zyrtare: Prishtina – Ballkani luhet të mërkurën nga ora 18:00

02/09/2026 12:06
nga:Lorik J

Dueli i Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të mërkurën.

Dy skuadrat kosovare do ballafaqohen të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar orarin e saktë të ballafaqimit mjaft interesant.

Ja njoftimi i klubit:

“Ndeshjen e parë si vendas për këtë vit e zhvillojmë të mërkurë, në kuadër të Kupës së Kosovës (1/8), ku do të përballemi me Ballkanin.
𝐅𝐂 𝐏𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓𝐈𝐍𝐀 vs FC Ballkani – 𝐊𝐮𝐩𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 | 𝟏/𝟖
E mërkurë, 11.02.2026
Ora 18:00
Stadiumi “Fadil Vokrri”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport