AC Milan ka njoftuar transferimin e Ardon Jasharit nga klubi belg Club Brugge.
Mesfushori shqiptar ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2030, njoftoi klubi.
Jashari ka katër paraqitje për Zvicrën, me debutimin e tij në shtator 2022. Ardon Jashari do të veshë numrin 30.
Mbrojtësi i majtë është nënshkrimi i pestë i ri për Djajtë këtë verë, pas Pietro Terracciano, Luka Modric, Samuele Ricci dhe Pervis Estupinian.
/GazetaBlic Sport/


