Sporti

Zyrtare: Premier League njoftohet me skuadrën e re, rikthehet pas 22 vitesh

05/04/2024 16:26
nga:Mergim Rreci

Ipswich Town rikthehet në Premier League pas 22-vitesh në kategoritë inferiore.

Në ndeshjen e javës së 46 në Championship, Ipswich i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar ngjitjen në elitë, por ia dolën ta fitonin 2-0 sfidën ndaj Huddersfield duke festuar në mënyrën më të bukur së bashku me tifozerinë e tyre.

Kështu, edhe pse e mbyllën kampionatin të dytët pas Leicester City, Ipswich mund t’i gëzohet sërish arritjes së madhe për të luajtur sezonin e ardhshëm në skenën më të rëndësishme të futbollit britanik, Premier League. Nga ana tjetër, fat i keq për Huddersfield që pas kësaj ndeshje u rrëzua në Ligën e Parë.