Sporti

Zyrtare: Premier League miraton pronarët e ri të Chelseas

05/24/2022 20:01
nga:Mergim Rreci

Premier League ka lëshuar një deklaratë këtë të martë në të cilën miraton shitjen e Chelsea te konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly.

Biznesmeni amerikan mori miratimin nga organi që rregullon kampionatin anglez pasi kaloi testin e përshtatshmërisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ajo që mbetet është marrëveshja me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të përfunduar blerjen prej 4.6 miliardë eurosh. Klubi londinez është nën sanksione pasi është në pronësi të Roman Abramovich dhe ekzekutivi i drejtuar nga Boris Johnson kërkon garanci që paratë nuk do të përfundojnë tek oligarku rus (ai tashmë është zotuar të dhurojë për një institucion solidariteti).