Skuadra e KB Prishtinës ka njoftuar se Don Polloshka ka pësuar lëndim shumë serioz.
Polloshka ka këputur tetivën e Akilit dhe do t’i nënshtrohet operimit, andaj do të mungojë deri në 9 muaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“Don Polloshka ka pësuar këputje të tetivës së Akilit dhe do t’i nënshtrohet operacionit. Lëndimi i jep fund sezonit për të, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë deri në nëntë (9) muaj. I urojmë Donit rikuperim sa më të shpejtë”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


