Sporti

Zyrtare: Pogba denohet me 4 vite moslojë, shkak përdorimi i dopingut

02/29/2024 12:49
nga:Lorik J

Paul Pogba, mesfushori i Juventusit, është dënuar me 4 vite denim për doping.

Kërkesa e Prokurorisë Antidoping u pranua. Futbollisti kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht. Një ndeshje në të cilën mesfushori i Juventusit nuk mori pjesë, duke qëndruar në stol deri në fishkëllimën e fundit. Pogba, gati 31 vjeç (do të mbushë aq me 15 mars), karriera e francezit duket e destinuar të përfundojë këtu.

Prokuroria nuk e besoi kurrë versionin e mbrojtjes për marrjen aksidentale të substancës. Kjo ishte pika kyçe për avokatët e Pogba, të cilët kishin refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

/GazetaBlic Sport